Tillerson planifikon mbetjen në postin aktual gjatë vitit 2018

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se planifikon të mbetet në postin e tij aktual gjatë 2018-tës, megjithë spekulimet se ai do të mund të largohej së shpejti, për shkak të raporteve të tensionuara me presidentin, Donald Trump.

Në intervistën e djeshme me rrjetin televiziv CNN, zoti Tillerson tha se mendon se administrata Trump kishte një vit “shumë të suksesshëm” gjatë 2017-tës dhe se tash është duke i zbatuar politikat për të cilat theksoi se do të çojnë në vit “shumë të suksesshëm 2018”.

I pyetur për planet e tij, zoti Tillerson tha se “synoj të jem këtu për gjithë vitin”.

Raportet e Tillersonit me Trumpin duket se janë përkeqësuar gjatë vitit 2017.

Rrjeti televiziv NBC ka raportuar në muajin tetor se Tillerson i ishte referuar presidentit si “injorant”, pas një takimi në Pentagon në muajin korrik. Në nëntor, ka pasur raporte se Shtëpia e Bardhë e shqyrtonte shkarkimin e tij.

Tillerson i tha rrjetit CNN se presidenti nuk i ka dhënë atij indikacion se posti i tij ishte në rrezik.

Kjo intervistë e zyrtarit të lartë të administratës Trump ka koinciduar me daljen nga shtypi të një libri tejet kritik për vitin e parë të presidentit Trump.

Në këtë libër, presidenti portretizohet si lider me sjellje sikur fëmij dhe i ka shtruar pyetjet e reja për aftësinë e tij për të udhëhequer zyre publike.

I pyetur se a mendon se Trump është i aftë për president, Tillerson theksoi se “kurrë nuk e kam vënë në pyetje aftësinë e tij mendore”.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Po mbytemi”, thirrjet live të banorëve të Mallkuçit, FA ndërhyn me helikopter

Fushë-Kruja është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa më...
Read More