Tillerson: Rrugët e komunikimit me Phenianin mbeten të hapura

Rrugët e komunikimit të drejtpërdrejtë mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, janë gjithmonë të hapura dhe Uashingtoni pret një shenjë nga drejtuesi koreano-verior, Kim Jong-Un për të parashikuar diskutime mbi programin bërthamor, deklaroi sot kreu i diplomacisë amerikane.

Rex Tillerson kishte përmendur në fund të shtatorit në Pekin këto “rrugë komunikimi”, por u kritikua nga Donald Trump. “Ai po humb kohën me negociata”, shkroi në Twitter presidenti amerikan në atë kohë.

Por, gjatë turneut aktual në Azi, presidenti amerikan, Donald Trump është treguar më paqësor duke përmendur progres dhe negociata të mundshme.

“Toni i presidentit është thjesht reflektim i bindjes tonë se gjërat po fillojnë të duken”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.

“Nëse e shikoni, kanë kaluar disa javë që prej testimit të tyre provokues të një rakete, më 15 shtator”, nënvizoi ai.

“Nuk dëshiroj ta interpretoj këtë. Kim mund të na surprizojë nesër me lëshimin e një rakete tjetër”, shtoi ai.

“Për të filluar diskutimet, duhet kryesisht një periudhë qetësie dhe një shenjë nga ana e Kim Jong-Un, që ai vetë të kërkojë të ketë një takim në një mënyrë apo tjetër”, shtoi Tillerson.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mënyra se si e mbani timonin, tregon shumë për personalitetin tuaj

Së fundmi është gjetur se mënyra se si e mbani timonin mund...
Read More