Tillerson: Ukraina të bëhet vend atraktiv për investitorët

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, takoi presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Kjo është vizita e tij e parë në Ukrainë prej se është në postin e sekretarit amerikan të shtetit.

“Ukraina ka kaluar rrugë të gjatë”, tha Tillerson me të arritur në Kiev dhe ka shtuar se “por ende duhet të bëjë më tepër”.

Në këtë kuadër ai theksoi se “e gjithë kjo është për ta siguruar të ardhmen e Ukrainës, duke e bërë atë vend atraktiv për investitorë, dhe për të qenë atraktiv për fqinjët evropianë”.

Në vizitën e tij në Ukrainë, zoti Tillerson shoqërohet nga Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO, i cili është emëruar si i dërguar special për negociata për implementimin e Marrëveshjeve të Minskut, lidhur me konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidenti Poroshenko e ka përshëndetur emërimin e zotit Volker duke e cilësuar si “të rëndësishëm dhe lëvizje në kohë të duhur në interes të përfundimit të agresionit rus dhe ripërtritjen e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në kërkim për rrëmbim, arrestohet në Durrës i riu nga Tirana

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22 vjeçar nga Tirana të shpallur...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.