Timo Flloko: Teatri unik, s’mund të jetë në qendër biznesi

 

Aktori i njohur Timo Flloko ka folur për here të parë mbi debatin e hapur në vend për Teatrin Kombëtar.

“Unë jam për një teatër unik, grehinë që të qëndrojë më vete, të mos përfshihet në një ndërtesë biznesi.

Jam i atij mendimi që artistët vetë, më mirë se ata nuk e di askush, se sa vlen ajo strehë ku ata krijojnë.

Teatri është kujtesë, memorie, janë disa pisha që kanë emrin e një artisti. Është një kujtesë që nuk mund të zhbëhet. Eshtë aty”, tha Flloko në emisionin e mëngjesit në ‘Top Channel’.

Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës janë shprehur se do të shembet teatri ekzistues për tu ndërtua një tjetër më modern.

Ende nuk ka një projekt se si do të jete teatri i ri, por vete artistët kanë deklaruar se janë kundër ndërtimit të teatrit në një qendër biznesi, siç është modeli i stadiumit kombëtar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Detaje nga ngjarja tronditëse: Çfarë po ndodh në Durrës

  Bastisje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit. Persona ende të paidentifikuar...
Read More
CLOSE
CLOSE