Tirana Bank hap degën e re në Tiranë

 
 

Tirana Bank ka kënaqësinë të njoftojë klientelën për hapjen e degës së re në Tiranë, e cila do të zëvendësojë degën ekzistuese në zonën e Tiranës së Re, duke ofruar një ambjent të ri që përmbush të gjitha standardet bashkëkohore.

Me hapjen e kësaj dege Tirana Bank rikonfirmon edhe një herë angazhimin e saj në drejtim të modernizimit të infrastrukturës të Rrjetit të Degëve, për një shërbim sa më cilësor ndaj klientëve.

Kjo degë e cila ndodhet tanimë në zonën e re dhe tepër moderne të zhvilluar të Tiranës, pranë ish Parkut të autobusave, do të ofrojë për klientët, biznese dhe individë, të gjitha produktet bankare dhe shërbime si: Depozita, Kredi, Këmbime Valutore, Karta Debiti dhe Krediti Visa, Pagesa lokale dhe ndërkombëtare, 24 orë ATM, etj.

Tirana Bank aktualisht numëron 39 degë anembanë Shqipërisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dogjën të gjallë në makinë shqiptarin, dënohen dy të rinjtë britanikë

Dy adoleshentë britanikë kanë marrë dënimin për vrasjen e një 31-vjeçari shqiptar. Ata...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.