Tirana “smart city”, surprizat e Erion Veliajt për qytetarët në 2018

Rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët në çdo cep të Tiranës.

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Veliaj bëri të ditur se rreth 4 mijë biçikleta të pajisura me GPS do të jenë në shërbim të qytetarëve kundrejt një pagese edhe më të vogël se një biletë autobusi.

“Më parë bëra një premtim për pistë të hedhjes me parashutë. Për 2018-n jam gati të vë bast se do të jetë viti i biçikletave. Do të kemi më shumë biçikleta edhe se Shkodra. Do kemi më shumë korsi të dedikuara dhe rreth 34 mijë biçikleta të tipit bike share. Këto biçikletave do të jenë për përdorim publik. Do të kenë një kosto më të ulët se sa një biletë autobusi.Ti do të kesh mundësi që ta lesh kudo edhe nëse s’ka stacion biçikletash sepse biçikletat do të jenë me GPS. Nëse ne do ulim përdorimin e makinës, do ulim ndjeshëm, ndotjen dhe do i japim më shumë oksigjen Tiranës”, tha Veliaj.

Qytetarët nuk do të duhen të bëhen merak nëse celulari i tyre nuk ka bateri, pasi Bashkia planifikon që të vendosen karikues pa qenë nevoja për t’u lidhur. “Shumë shpejt do të kemi stola që jo vetëm të karikojnë celularin, por edhe me kontakt, pa e vënë fare në prizë”, deklaroi Veliaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Një herë kanë shikuar njëri-tjetrin, pastaj…

… atëherë ka “shpërthyer” dashuria! Nuk është ky fillim “dashurie” – shkencëtarët...
Read More