Tirana “vesh” petkun e bardhë të borës

 

E gjithë Shqipëria zbardhet nga bora dhe, bashkë me të, edhe Tirana.

Në Tiranë dikur binte borë një herë në 30 vjet, por, me ndryshimet e klimës, ky është viti i dytë rrjesht që kryeqytetasit zgjohen me dëborë.

Dhe kjo është dita e dytë me reshje.

Fotot që po ju përcjellim janë shkrepur pikërisht në qendër të Tiranë, duke sjellë dhe pamje fantastike të simbolikave që identifikojnë Tiranën, si sheshi “Skënderbej”, monumenti i Skënderbeut apo edhe Kulla e Sahatit.

Moti me reshje dëbore ka përfshirë thuajse të gjithë vendin, ndërsa situata është më problematike në veri dhe në zonën juglindje të vendit, të cilat janë përfshirë nga reshjet që prej dy ditësh.

Edhe në Lushnje këtë mëngjes nisën reshjet e dëborës.Dëborë ra në mëngjes sërish edhe në Durrës dhe Elbasan. Ndërsa më në verilindje, situata mbetet e vështirë në zonat e Dibrës, ku shkollat janë ndërprerë deri në një urdhër të dytë.

Reshjet vijojnë me intenstet të lartë edhe në Bulqizë. Përveç rrugëve që bllokohen, janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit njësitë Ostren, Trebisht, Martanesh, shumë fshatra të njësisë Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë. Trashësia e dëborës në qytet është 50 cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 70 cm deri në 1 metër.

Reshjet e dëborës, të rëna gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Skraparit, kanë krijuar problematika në këtë qark. Ato kanë sjellë probleme në akset që të çojnë në fshatrat malore drejt Tomorit si dhe kanë bërë që të mbyllet procesi mësimor në 10 shkolla malore.

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje të dendura dëbore dhe Kryeqyteti është tashmë nën petkun e bardhë të dëborës.

Reshjet e dëborës ranë edhe gjatë orëve të natës në kryeqytet dhe po vazhdojnë edhe në orët e paradites.

Ne po i shijojmë flokët e dëborës e dëshirojmë t’jua përcjellim edhe ju emocionet me foto të tjera, fundja mund t’i shikoni kur dielli të dalë përsëri e të mos ketë më borë.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

DW: Shkrimet ndezën zemërim, ja pse u bojkotua darka e Ramës në restorantin luksoz

  Vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë...
Read More