Tirana ”zgjohet ndryshe”. Shijoni fotot magjike në këtë periudhë të vitit

Dritat që po zbukurojnë Tiranën kanë filluar të sjellin atmosferën festive më herët këtë vit në qytet.

2-1

Picture 1 of 15

Qyteti i Tiranës po zbukurohet nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Bashkia e Tiranës ka sjellë festën në disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët me ndriçim të ri.

Ndërkohë, në sheshin “Skënderbej”, ka filluar që të hedhë shtat edhe një pemë gjigande festive për festat e fundvitit.

Nga ana tjetër, kjo stinë e ka bërë kryeqytetin të duket i mrekullueshëm.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mogherini nesër në Sarajevë

Shefja e diplomacisë evropiane, Frederika Mogherini nesër do të vazhdojë turneun ballkanik...
Read More