Tiranë, 3 të rinj në kërkim, njëri goditi pedagogun, dy një polic

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia për dy ngjarje të ndryshe.

Dy prej tyre kanë kundërshtuar dhe goditur një punonjës policie në rrugën ‘‘Ibrahim Rrugova“.

Ndërsa i treti që është shpallur në kërkim është një 29-vjeçar, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, ka goditur me grusht pedagogun gjatë ditës së djeshme.

Njoftimi i policisë
Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.E, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka goditur me grusht pedagogun, shtetasin P.S, vjeç 29 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit U.E. Neni 237 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë
Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Sh.B dhe T.H, vjeç 29 e 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Ibrahim Rrugova“, shtetasi Sh.B ka goditur me grusht punonjësin e policisë, kurse shetasi T.H i ka kundërshtuar. Nenet 237 e 236 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.