Tiranë, përndjek ish-të dashurën, e torturon për 3 orë në një banesë

Policia e Tiranës ka arrestuar një shkodran të dënuar më parë në Itali, i cili ka përndjekur ish të dashurën dhe e ka mbajtur pa dëshirë në një banesë në kryeqytet për disa orë edhe duke e dhunuar.

Shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin e quajtur Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”).
Ky shtetas, tek “Kodra e Diellit”, ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, parashikuar nga nenet 121/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksidentohet për vdekje 70-vjeçari në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Hani i Hotit pranë...
Read More