Tiranë/ Ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve, arrestohet 47-vjeçarja



pranga

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë arrestuar shtetasen:

– Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, banuese në Tiranë

Kjo shtetas e më datë 31.05.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr 1, duke kallzuar se dy fëmijët e saj të mitur, T. M. B. dhe T. T. B., që nga data 30.05.2017, janë larguar nga banesa.

Shërbimet e Rendit të Komisariatit Nr 1, kanë gjetur duke lëvizur në afërsi të Kopështit Zologjik, shtetasit e mitur të sipër përmendur.

Nga marrja në pyetje në prezencë të psikologes, fëmijët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre.

Në bazë të kallzimit të marrë nga fëmijët dhe konsultimit me Prokurorin u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal..

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Zbardhet operacioni antidrogë në “Don Bosko”, plagoset lehtë 27-vjeçari

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në rrugë operative, dispononte informacion se shtetasit...
Read More