Tiranë/ Zjarr i madh në një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzez

auto_Screenshot_41524386715

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës.

Fabrika është e përfshirë e gjitha nga zjarri, ndërsa disa makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Deri tani nuk dihen detajet rreth ngjarjes, pasi shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Policia dhe zjarrëfikësit kanë shkuar me shpejtësi në vend-ngjarje.

Njoftimi i policisë:

“Me datë 22.04.2018,  rreth orës 10:00, në Kashar, në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit”.

Për zjarrin e përmasave të mëdha në fabrikën e riciklimit, ka reaguar edhe Kryebashkiaku Veliaj.

Ai thotë se, “të gjitha shërbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikës, Polici dhe Ushtri janë përfshirë në betejën me zjarrin”.

Ndërkohë i bën thirrje qytetarëve të evitohet zona.

“Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!”,- shkruan Veliaj.

Komenti:

“Te gjitha sherbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikes, Polici & Ushtri jane perfshire ne betejen me zjarrin ne nje fabrike ne Kashar! Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!”,- shkruan Veliaj në Twitter.

Për fikjen e zjarrit përveç forcat zjarrfikëseve të Tiranës, janë edhe dy zjarrfikëse të Vorës.

Pavarësisht angazhimit të zjarrfikëseve të Vorës dhe të Tiranës, zjarri nuk është mundur që të lokalizohet, ndërsa flakë të mëdha dalin nga fabrika.

Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë edhe 3 zjarrfikëse të ushtrisë. Sakaq, nga flakët e frikshme rrezikohen edhe biznese që ndodhen aty pranë zonës, pasi situata është problematike.

auto_Screenshot_41524386715

z3-3z1-4z1-4
 
 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Poeti përballë vetes: Poradeci dhe Buharaja në “rrjetin” e sufizimit?!

Pa shpallur ende dy poezitë që do të krahasohen vijmë në përfundimin...
Read More