Tjetër ndryshim në Prokurorinë e Përgjithshme, ikën këshilltari i Llallës

Me emërimin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, janë bërë një sërë ndryshimesh në këtë institucion.

Së fundmi, një tjetër emër, staf i ngushtë me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ai është Këshilltari për Mediat në Prokurorinë e Përgjithshme, Albi Serani.

Në një mesazh përshëndetës drejtuar mediave, Serani thotë se eksperienca e tij në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë një periudhë shumë intensive.

MESAZHI I PLOTE
“Të nderuar kolegë!
Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.

Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.
Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ju faleminderit për gjithçka! Albi Serani”

Shkruar Nga
More from Revista User

Samiti në Sarajevë nën masa të rrepta sigurie

Ministri i Sigurisë së BeH, Dragan Mektiq, ka thënë të mërkurën se...
Read More