Tjetër skandal në Hollywood, akuzohet edhe aktori Freeman

Një skandal i ri trondit botën e spektaklit në SHBA.

Aktori Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga 8 gra.

Lajmin e bën të ditur CNN, që citon pretendimet e viktimave të mundshme të prekjeve, komenteve jo të këndshme dhe sjelljeve të papërshtatshme që thuhet të kenë ndodhur gjatë xhirimeve të filmave “Going in style”, “Now you see me”, e në kontekste të tjera profesionale.

Përpos 8 grave, disa të tjera kanë konfirmuar për CCN se kanë asistuar në ngacmime të kryera nga Freeman tek persona të tjerë. Mes viktimave të pretenduara është një asistente prodhimi e filmit ‘Going in style’, e cila thotë se i ishte nënshtruar komenteve të përditshme lidhur me pamjen e saj, mesazheve të pakërkuara dhe prekjeve.

Madje një herë Freeman kishte tentuar t’i ngrinte fundin. Ndërkaq, një pjesëtare e stafit të filmit ‘Now you see me’ rrëfen se aktori i njohur kryesisht për rolet pozitive, e kishte bezdisur atë dhe koleget e tjera me komente lidhur me pamjen e tyre fizike. Deri më tani, 80-vjeçari dhe përfaqësuesit e tij nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment nga ana e CCN.

Morgan Freeman është prej kohësh një prej personaliteteve më me ndikim të komunitetit afro-amerikan. Një aktor profili, ai është vlerësuar me Oscar për interpretimin në “Million Dollar Baby” dhe është kandiduar 4 herë të tjera për rolet e famshme në filma të tillë si “Invictus”, ‘Krahët e Lirisë’, etj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sulmon policia, plagosen protestues në protestën kundër taksës në Rrugën e Kombit

  Pranë tunelit të Kalimashit ka nisur protesta kundër vendosjes së taksës...
Read More