Tjetër vetëvrasje, një vajzë e re në Durrës i jep fund jetës me helm

Shënohet viktima e dytë brenda pak orësh nga vetëvrasjet. Një tjetër vajzë e re i ka dhënë fund jetës gjatë natës. Rasti i fundit është regjistruar në Xhafzotaj të Durrësit, ku 24-vjeçarja me inicialet S. Ç. është vethelmuar me fotoksinë.

Policia bën të ditur ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 00:10 minuta në banesën e saj.

Pasi është konstatuar nga familjarët, është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Dyshimet e para janë se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për vlerësim për akuzën e “shkaktimi të vetëvrasjes”.

Po në orët e ditës së sotme, një vajzë 19-vjeçare i dha fund jetës gjatë natës në Fier, duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonte.

Shkruar Nga
More from Revista User

Një shqiptar në Francë masakron me thikë kolegun e punës

Një kuzhinier italian 30-vjeçar është varë me thikë mbrëmjen e djeshme, brenda...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.