Tjetërsim pronash te ‘Rana e Hedhun’: Arrestohet kreu i Bashkisë së Lezhës dhe 24 zyrtarë, emrat

 

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arrestuar mesditën e sotme.

Gjykata kishte firmosur ‘arrest me burg’ në mungesë ndaj tij.

Arrestimi i kryebashkiakut u bë pas hetimeve të prokurorisë për shpërdorim detyre, pasi janë konstatur shkelje.

Sipas News24, Frrokaj akuzohet për tjetërsim pronash te zona e njohur si ‘Rana e hedhun’.

Gjykata ka vendosur sekuestro preventive per dy prona me sipërfaqe 25 mijë dhe 13 mijë metër katror.

Arrestimi i Frrokajt dhe disa zyrtarëve të tjerë është bërë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjenilon Bacaj si dhe dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj.

Të katërt këta zyrtarë ndodhen në ambientet e policisë së Lezhës. Mbi ta rëndon e njëjta akuzë si ndaj Fran Frrokajt, ajo e tjetërsimit të pronave.

Edhe në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, lokale, hotele dhe shtëpi banimi.

Vetëm një jave me pare Kontrolli i Larte i Shtetit mësohet se ka bërë një inspektim në ketë bashki. Shoqërimi i tyre është bërë gjatë paradites së sotme, kur agjentë të Krimit Ekonomik u paraqiten në Bashkinë e Lezhës.

Gjithsej janë 24 vetë, mes të cilëve Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, Drejtori i Hipotekës, juristë dhe punonjës mbushën qelitë e komisariatit të Lezhës këtë mesditë. Të gjithë zyrtarë të lartë dhe punonjës të Bashkisë dhe të Hipotekës së qytetit dyshohet se janë pjesë e një grupi që përmes falsifikimit ka tjetërsuar pronat në bregdet.

Fran Frrokaj nuk u nxorr me pranga nga Bashkia, por një grup policësh e shoqërua në këmbë nga zyra e tij drejt komisariatit të policisë. Fran Frrokaj nuk ka qenë në dijeni të këtij arrestimi të beftë, megjithëse prej kohësh skema e tjetërsimit të pronave ishte nën hetim.

Bashkë me të, me urdhër të prokurorisë, janë prangosur nënkryetari i Bashkisë, juristja dhe një grup punonjësish të hipotekës. Gjithsej janë 24 urdhër-arreste nga prokuroria, të gjithë zyrtarë që deri dje drejtonin pushtetin vendor të Lezhës.

Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë funksiononte njësoj si ajo në Spille. Toka ranishte i kalohej në pronësi banorëve të zonës përmes falsifikimit dhe më pas i shitej menjëherë biznesmenëve që planifikonin të ndërtonin aty hotele apo godina të ndryshme.

Duket sikur kjo ndodhi ishte paralajmëruar më parë. Vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi më 15 shkurt se do të kishte arrestime lidhur me akuzat për abuzime dhe tjetërsime të pronave. Ndërkohë më 17 shkurt nga qyteti i Lezhës, Xhafaj tha se shumë shpejt përgjegjësit do të dilnin para drejtësisë.

Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë efeciente, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”, – tha në atë kohë Xhafaj.

 

Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Lezhës në qelitë e komisariatit janë mbyllur 23 punonjës të Bashkisë dhe të Hipotekës së qytetit. Dyshimet e prokurorisë janë se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar pronat në bregdet, më saktësisht tek vendi i quajtur “Rana e hedhun” duke falsifikuar dokumentat. Emrat e të arrestuarve nga policia janë si më poshtë:

Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Enver Hafizi, Nënkryetar i Bashkisë Lezhë
Gjok Noka, Kryetar i Qarkut Lezhë
Gjelina Bacaj, ish Përgjegjëse e Kadastrës së Bashkisë

 

Punonjës të Bashkidë dhe të Hipotekës të arrestuar

Artan Djala, ish Drejtor i Hipotekës
Juxhina Mema
Ardenis Haxhia
Dilaver Neli
Eduart Leka
Enkelejd Zefi
Bledar Cara
Marte Gjergji
Ermando Jakaj, hipotekë
Enkelejd Zefi, hipotekë
Bledar Cara
Ndue Frroku
Gjin Vasil Frroku
Martin Frroku
Lek Frroku
Vasil Gjoni
Pjeter Gjoni
Zef Gjini
Renato Malotaj
Luigj Paloka

Shkruar Nga
More from Redaksia

Reuters: Shqipëria mund ta kishte linjën moderne hekurudhore Tiranë-Durrës para një dekade

  Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Europian për ndërtimin e...
Read More