Tofik Hyka u kërcënua 3 ditë para atentatit, shoferi rrëfen se…

Zbardhen detaje të reja nga atentati që ju bë Tofik Hykës, biznesmenit që ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Uniformat blu bënë të ditur se Hyka kishte shumë konflikte me persona të ndryshëm. Dhe ky fakt, sipas policisë, është pengesë për të zbardhur ngjarjen në një kohë të shpejtë.

Burimet theksojnë se tre dite para se ti bënin atentat, Hyka është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar. Ky rast mësohet se nuk është denoncuar nga biznesmeni, ndërsa është zbuluar gjatë hetimeve që po kryen policia për ngjarjen e dy ditëve më parë.

Tofik Hyka u qëllua me pistoletë, ndërsa ishte duke shkuar në makinën e tij, pasi kishte pirë kafe në një lokal me një mikun e tij pranë stadiumit Selman Stermasi, dikur ish-Dinamo.

Sipas policisë, 56-vjeçari u merrte shuma të konsiderueshme parash personave të tjerë dhe nuk ua kthente më. Tofik Hyka është kërcënuar disa herë dhe vitet e fundit ai jetonte më shumë jashtë vendit, sidomos në Francë. Sipas burimeve të policisë, Hyka lëvizte gjithmonë i shoqëruar, pasi gjithmonë ka qenë i rrezikuar.

Dëshmia e shoferit

Personi që ka qenë më afër me Tofik Hykën kur ndodhi ngjarja, ka qenë shoferi i tij që e shoqëronte gjatë gjithë kohës.

Ai është shoqëruar në Polici, ku edhe ka treguar gjithçka kishte parë momentin kur shefit të tij iu bë atentat në mes të Tiranës.

“Kemi konsumuar një kafe të shkurtër në një lokal në zonën e stadiumit Dinamo. Jemi ngritur më pas dhe do të lëviznim me makinë. Unë isha para se do të hapja makinën dhe Hyka nga pas. Gjithçka ka qenë shumë e shpejt, si veprimet e autorëve dhe largimi i tyre. po ashtu, ata vepruan pa u ndier nga askush. E vetmja gjë që ndjeva ishte momenti kur Tofiku ra në tokë pa ndjenja. Aty kam kërkuar ndihmë dhe pash vetëm momentin kur autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Ishin me skafandra që të dy. Isha shumë afër dhe mund të isha qëlluar dhe unë, por fatmirësisht jam mirë. Për sa i përket konflikteve që Tofiku ka, unë nuk jam në dijeni. Unë kisha për detyrë që të isha në rolin e shoferit të tij dhe ta shoqëroja kudo ai donte të shkonte. Këtë herë ka ardhur këtu në Shqipëri për disa arsye të tija personale”, është shprehur shoferi i 56-vjeçarit në Polici.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Inject Art”, njihuni me infermieren që pikturon me shiringa

Shba Penela apo furça për të pikturuar?! Shumë të zakonshme për Kimberly...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.