Tolgahan falenderon Almedën, “Isha tepër gjaknxehtë, ajo më ndryshoi…”



Një ndër çiftet e preferuar të shoëbizit tashmë, sa herë i shikojmë krijohet përshtypja se diferenca e tyre në moshë është e papërfillshme.

Tolgahan ka mbushur 35 vjeç në dhjetor, ndërsa Almeda në shkurt, ditën e dasmës me Tolgën, festoi 25 vjetorin e saj.

Kanë 10 vite diferencë mes njëri-tjetrit, por kjo gjë nuk dallohet fare. Aktori i njohur turk shprehet në një intervistë se bukuroshja shqiptare Almeda Abazi i ka ndryshuar jetën tërësisht, në veçanti karakterin e tij.

“Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Por, falë Almedës kam ndryshuar.

Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj’’.-shprehet Tolgahan.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Eli Fara feston ditëlindjen, fjalët e së bijës përlotin!

  Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Eli Fara feston sot ditën...
Read More