Tom Doshi përplaset me Qefaliajn: Mos më trego mua…

Partia Demokratike ka vazhduar dje strategjinë e saj të bllokimit të punimeve të Komisioneve Parlamentare, duke kërkuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt.

Enkelejd Alibeaj në emër të opozitës tha se deputetët e PS-së, të cilët nuk janë të përfshirë në krim, duhet të ruajnë nderin e tyre dhe të mos bëjnë avokatinë e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajt dhe Edi Ramës. “26 maji është ditë kur shqiptarët do flasin, saktë, qartë dhe njëherë e përgjithmonë”, tha dje Alibeaj.

DEBATI PA MEDIA

Xhemal Qefalia: Ti zonjë ki respekt për veten. Unë që jam i interesuar për t’ju dëgjuar. Dhe ju duhet të flisni. Nuk jeni ju personi që vendosni rregullat këtu.

Erinda Ballanca: E para e punës, ju duhet të merreni me ata (PD) dhe mos u merrni me mua.

Xhemal Qefalia: Ju jeni ftuar këtu për t’u dëgjuar..

Erinda Ballanca: Unë se kam respekt për veten, dua që kur të flas ju të më dëgjoni.

Xhemal Qefalia: Në qoftë se do të përcjellësh mesazhin që je e pavarur…

Erinda Ballanca: Ju nuk mund te merreni me mua. Nëse nuk kanë interes të më dëgjojnë, unë iki. Por ky nuk është problemi im. Unë nuk kam si të filloj të flas kur dy njerëz zihen. Unë kam ardhur e përgatitur me gjithë stafin për të folur.

Tom Doshi: Ti Xhemal je te Komisioni Sigurisë, mos hajde këtu dhe të na tregosh rregullat e mbledhjes… Ti je zëvendësues këtu..

Xhemal Qefalia: Unë jam me vendim të kryetarit të Kuvendit. Ti ke ardhur sot për herë të parë, unë kam ardhur gjithmonë këtu..

Tom Doshi: Kush të tha për herë të parë?

Xhemal Qefalia: S’ishe dje ti, as pardje.

Bashkim Fino: Merre me qetësi. Ne duam të dëgjojmë..Ata duan të bëjnë retorikë politike, por nuk je ti problemi..

Tom Doshi: Lerë të flasë avokatja, se këta s’dinë as me e respektu…

PANORAMA

Shkruar Nga
More from Redaksia

Agron Gjekmarkaj: Guxuan të mbulojnë Skënderbeun me perçe

  Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me mbulimin monumentit...
Read More