Tony Blair nxit britanikët pro-BE të ngrihen kundër Brexit

tony-blair-14

Ish-kryeministri Tony Blair nxiti të premten britanikët që mbështesin Bashkimin Evropian të veprojnë për të bindur votuesit e Brexit të ndryshojnë mendje për largimin nga blloku. Në fjalimin e tij të profilit të lartë në grupin lotues Open Britain, Blair, u bëri atyre thirrje të lënë mënjanë dallimet politike në mbështetje të BE.

“Kjo nuk është koha për tërheqje, indiferencë apo dëshpërim, por është koha të ngrihemi në mbrojtje të asaj që besojmë. Nuk e di nëse do t’ia dalim, por e di se do të vuajmë një verdit përçmues nga gjeneratat e ardhshme nëse nuk tentojmë”, tha Balir duk njoftuar krijimin e një instituti për zhvillimin e argumenteve kundër Brexit.

Britania votoi për largimin nga BE vitin e kaluar dhe kryeministrja Theresa May ka thënë se do të nisë procedurat zyrtare të daljes në mars, ndërsa ekspertët nuk janë të bindur nëse kjo është zgjidhja më e mirë për qeverinë. Blair erdhi në pushtet në 1997 më lëvizjen laburiste por roli tij është kritikuar ashpër për përfshirjen e Britanisë në luftën e Irakut.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ritkthehen hajdutët e makinave, arrestohet një 41 vjeçar

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar si autor i dyshuar i disa vjedhjeve...
Read More