“Tony Montana” në burg, mbante me dhunë një vajzë si prostitutë

pros

Gjykata ka caktuar dënimin me burg për shtetasin Filip Shtjefni, i njohur ndryshe me nofkën “Tony Montana”. Shtjefni, 49-vjeç, banues në fshatin Gramsh Lezhë, akuzohej për “ahfrytëzim prostitucioni”, “mbajtje e ambienteve për prostitucion”,”shkaktim i vetëvrasjes”.

Këto akuza janë pasi mbante me dhunë një vajzë në lokal që e shfrytëzonte si prostitute. Vajza ka tentuar edhe të vrasë veten, pasi është hedhur nga dritarja.

Gjykata ka dënuar me dy vite burg Filip Shtjefenin së bashku me Lula Markun, 47 vjeç, banuese në Lezhë, e cila u arrestua në kuadër të operacionit “Montana”.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme, për dokumentimin e këtij rasti, rezultoi se dy shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lokal në qytetin e Lezhës, të cilin e përdornin si mbulim për shfrytëzim prostitucioni, shfrytëzonin E.M.

Shkruar Nga
More from Revista User

Donald Trump: Do të ndërtojmë murin me Meksikën

Donald Trump tha të mërkurën se do të mbajë premtimin e tij...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *