Topalli gjen ‘karrige bosh’: Basha u rrëzua, nuk pati kuorum

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi menjëherë pasi u mbyll Kuvendi Kombëtar i PD.

Pasi e bojkotoi, Topalli tha se Kuvendi ka rënë pasi nuk kishte kuorum.

Sipas saj, shkak është bërë mungesa e delegatëve.

Ajo e ilustroi këtë me një foto televizive, pasi vetë nuk kishte si ta verifikonte.

“Nuk ka kuorum. Rrëzohet Lulzim Basha!

Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin .

Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit ., nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate.

Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.

Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja,” shkruan Topalli.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Deputeti Rrahja reagon për herë të parë: Vajza ishte xheloze, oficerin nuk e njoh!

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja ka mohuar akuzat e oficerit Emiljano...
Read More