TopAwards/ Ledri hyn në “Top 3” me bashkëpunimin me Butën

Ledri dhe Buta kanë bashkuar sërish fuqitë për të sjellë një tjetër projekt muzikor, për të cilin duket se suksesi është i garantuar.

“Mbi Re” titullohej bashkëpunimi i parë i dyshes së talentuar, i publikuar rreth 10 muaj më parë. Kjo këngë rezultoi tepër e pëlqyer për publikun shqiptar dhe nisur nga kjo, dy reperat vendosën të sillnin një tjetër projekt muzikor së bashku.

“Mbi Re” vazhdon ende të jetë në “The Top List” për plot 44 javë, ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 32-të.

“Merri Merri” mban titulli bashkëpunimi i dytë i Ledrit dhe Butës, i cili ka tre javë që është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që javën e parë renditej në vendin e 25-të, një javë më vonë, falë mbështetjes së fansave, “Merri Merri” u ngjit me 22 pozicione, duke zënë vendin e 13-të.

Kjo javë ka rezultuar akoma më e suksesshme për dy artistës, pasi këngë është ngjitur me 10 pozicione, duke u pozicionuar tek tre këngët më të dëgjuara të javës.

Nga ana tjetër, Ledri vazhdon të jetë në “The Top List” edhe me 6 projekte të tjera muzikore, ku disa prej tyre kanë më shumë se një vit që janë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”.

Për këtë javë këngët “I Vogel”, “U harrum”, “Nona”, “TTZ” dhe “1 Janari” renditen përkatësisht në vendin e 23-të, 24-t, 31-të, 44-t dhe 78-të.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Dasma Mbretërore: Princi Charles vendos ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit

  Princi Charles ka vendosur ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit të...
Read More
CLOSE
CLOSE