Tornado të fuqishme në SHBA, të paktën 18 persona humbin jetën

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në jug si pasojë e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situata më problematike paraqitet në Georgia ku kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa Guvernatori Nathan Deal ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 7 qarqe.

Ndërkohë në Misisipi kanë humbur jetën 4 persona nga tornadot, ndërsa në krahinën e Brooksit 2 persona humbën jetën pasi tornado goditi vendin ku ata po qëndronin duke i hedhur 150 metra larg.

Reshje të dendura ka pasur dhe në qytetin e Charlote, ndërsa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Floridas. Sipas shërbimit meteorologjik priten stuhi të tjera në Florida dhe në jug të Georgia. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në bodrume dhe të shmangin qëndrimin ne dritare dhe dyer.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 5 dhjetor 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Sot duhet të konsideroni të keni disa ballafaqime...
Read More