Trafikonin heroinë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

alfa_romeo_159_-_polizia_di_stato_5892107417

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane pasi ju dyshohet se tregtonin lëndë narkotike.

Mësohet se shqiparët me inicialet K.J 27 vjeç dhe G.M 30 vjeç, ishin vënë në shënjestër pasi kryenin lëvizje të dyshimta në një parking pranë një fast-foodi në qytetin e Ravenas.

Karabinierët prej kohësh i kishin studiuar lëvizjet e tyre ndërsa u kapën teksa po i kryenin disa modifikime me pjesën e poshtmne të makinës. Pas kontrollit që iu ushtrua automjetit, Policia zbuloi dy vende të posaçme të krijuara për të fshehur drogën.

Shqiptarëve iu gjetën rreth 500 gram heroinë, ndërsa nga kontrollet e ushtruara në shtëpinë e tyre në Ravenna janë sekuestruar 19 mijë euro, para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Të rinjtë do të përballen me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Komisioni i BE-së pret rritje të ndjeshme ekonomike në Eurozonë

Ekonomia në Eurozonë, sipas vlerësimeve të Komisionit të BE-së, gjatë vitit në...
Read More