Trafiqet e paligjshme, policia e shtetit dhe Guardia di Finanza kontroll në të gjithë bregdetin shqiptar


Policia e Shtetit njofton se kontrolle  të përbashkëta vijojnë nga Policia Kufitare e Durrësit dhe e Shkodrës.

Në hapësirën detare Velipojë-Ksamil, si dhe në grykë derdhjet e lumenjve, kontrolle të përbashkëta nga Policia Kufitare Shkodër, Durrës e Vlorë, Delta Forcë, D.V.P e Nukli Detar i GdF.

Vijon puna intensivisht në bashkëpunim dhe koordinim me Nuklin e kufirit detar të Guardia di Finanza në luftën kundër trafiqeve të paligjshme.

Kohët e fundit ka një rritje akoma më shumë të nivelit të bashkëpunimit  me partnerët kryesorë të kontrollit të kufirit blu,  duke bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e disa mjeteve lundruese të gatshme për trafik lëndësh narkotike.

Falë asistencës së dhënë edhe në profilin trajnues nga partnerët, ka një rritje të kapaciteteve reaguese të Policisë Kufitare që operon në det, por edhe të Drejtorive Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Lezhë e Shkodër, të cilat kanë në juridiksion hapësirë detare.

Rritja e kapaciteteve reaguese, edhe falë një koordinimi me qendrën QNOD, ku operon edhe një përfaqësues i policisë kriminale italiane, si edhe me Rojen Bregdetare shqiptare.

Shkëmbimi i informacionit behet në kohë reale me Policinë italiane dhe Guardia di Finanza, në koordinim të plotë me zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hahn dhe Mogherini: Mbështetje për prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Europian mbështet perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.