Tragjedi në Meksikë, 29 të vdekur e 72 të plagosur

1482289277mek

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe 72 të tjerë janë plagosur në Meksikë si pasojë e një shpërthimi në një treg fishekzjarrësh, në një zonë në veri të Meksiko Sitit.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave tregu ndodhet në Tultepec, 40 kilometra në veri të Meksiko Sitit. Tregu ishte i tejmbushur me qytetarë që blinin fishekzjarre për të festuar Vitin e Ri.

Rreth 25 ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarja, ndërsa autoritete kanë bërë apel që qytetarët të qëndrojnë larg kësaj zone.

Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi, me autoritetet që thonë se fillimisht janë të përkushtuar të kujdesen për njerëzit që kanë pësuar nga kjo ngjarje dhe më pas do të nisin hetimet për ngjarjen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e diel 25 mars 2018

Dashi Mundohuni të jeni më të vendosur nëse dëshironi të mbani marrëdhënien...
Read More