Tragjedi në Pogradec, gruaja vret burrin më pas edhe veten

skene-krimi1

Një krim i rëndë ka ndodhur rreth orës 00:10, ku policia është njoftuar se në fshatin Velçan në Pogradec, në një kasolle pranë banesës së tyre, janë gjetur të pajetë trupat e dy shtetasve Erzen Tora, 26 vjeç dhe Fatbardha Tora 23 vjeçe, (bashkëshortë).

Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta person gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin.

Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre) ku shtetasja Fatbardha Tora dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, ajo dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.

Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve. Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.

Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme procedurale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në banesë jetonin vetëm me 2 fëmijët e tyre të mitur. Policia është njoftuar nga fqinjët.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sa i pëlqejmë dhuratat që na bëjnë për fundvit?!

Në fundvit, duke nisur që nga dita e sotme, është tendenca që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.