Tragjedia greke, dyshohet për dy shqiptare mes personave të humbur

Teksa numri i viktimave në Greqi pas zjarreve masive vijon të rritet, të shumtë janë edhe personat e humbur, trupat e të cilëve nuk janë gjetur ende.

Korrespondentja në Greqi e News24, Ira Londo, raportoi për BalkanËeb se mes të humburve dyshohet të jenë edhe dy shqiptare.

Megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet greke, të cilët i janë nënshtruar kërkimeve intensive.

Numri i të vdekurve deri tani është 77, por nga të dhënat e shërbimit të zjarrfikësve, mësohet se 187 persona janë plagosur.

Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi 24 prej viktimave janë fëmijë. Ndërkohë dyshohet për qindra persona të zhdukur. Gazetarja Ira Londo raporton për “Balkanweb” se një vatër zjarri është ende aktive.

Përgjatë ditës së djeshme edhe gjatë natës, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.

Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant, kjo edhe për shkak të bombolave të gazit.

Qindra turistë janë evakuuar nga plazhet përgjatë operacioneve të shpëtimit, me 3 gra dhe një fëmijë që u mbytën në det në përpjekje për t’u ikur flakëve. Aktualisht në terren ndodhen forca të nderhyrjes, të cilët po vijojnë kërkimet në çdo ndërtesë.

Sipas Top Channel gruaja shqiptare e cila ka humbur jetën nga flakët në Greqi është Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati.

Ndërkohë që tragjedia thellohet më shumë për familjen shqiptare, pasi dhe bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Episodi më i tmerrshëm qëkur zjarret u përhapën me shpejtësi, është ai i regjistruar në Mati të Atikës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq gjetën 26 trupa njerëzish, shumë prej të cilëve nëna me fëmijë, të përqafuar me njëri-tjetrin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Llalla “non grata” në SHBA dhe komentet e analistëve

  Shpallja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla “non grata” në SHBA është një...
Read More