Tragjeditë kombëtare, provë për reagimin e Presidentit Trump

Çdo presidenti amerikan vjen një moment që i duhet të marrë rolin e ngushëlluesit të kombit, të udhëheqësit bashkues dhe frymëzues kur ndodh një tragjedi kombëtare. Presidenti Donald Trump e gjeti veten në atë pozicion këtë javë, duke ngushëlluar të mbijtuarit e masakrës në Las Vegas dhe banorët e Porto Rikos që po vuajnë pasojat e uraganit Maria.

Është një rol i ri për Donald Trumpin, si ngudhëlluesi i kombit, siç u pa në momentin e heshtjes në Shtëpinë e Bardhë, për nder të viktimave të vrasjes masive në Las Vegas.

Zoti Trump udhëtoi gjithashtu në Las Vegas për të ngushëlluar të plagosurit dhe për të vlerësuar punën e ekipeve të ndihmës së shpejtë, që shkuan menjëherë në vendngjarje.

“Ne qëndrojmë të bashkuar përkrah jush në dhimbjen tuaj. Nuk jeni të vetëm. Ne do të jemi gjithmonë me ju”.

Një ditë më herët, Presidenti ishte në Porto Riko, për t’u njohur me përpjekjet e ndihmave dhe për t’u takuar me banorët.

Por zoti Trump, reagoi menjëherë ndaj ankesave se administrate e tij ishte e ngadaltë në masat pas shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Maria.

“Shumë nga spitalet janë ta hapura, ose të paktën pjesërisht të hapura, por shumica e tyre janë rihapur. Dhe e përsëris, puna që është bërë këtu, është një mrekulli”.

Zoti Trump pason presidentë të mëparshëm të cilëve u është dashur të marrin rolin e ngushëlluesit të kombit, si për shembull Bill Clinton pas sulmit me bombë në Oklahoma City në vitin 1995.

“Dhe as mos mendoni që mund të keni humbur Amerikën, sepse ne jemi me ju përsa kohë të duhet”.

George W. Bush iu drejtua kombit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

“Nuk do të lodhemi kurrë, nuk do të druhemi dhe nuk do të dështojmë”.

Ndërsa Barack Obama ngushëlloi të pranishmit në një përkujtimore pas sulmit me motive racore në një kishë afrikano-amerikane në Karolinën e Jugut, në vitin 2015.

Për zotin Trump, është një prove e re për udhëheqjen e tij, thotë analisti John Fortier:

“Do të ketë më shumë përçarje për shkak të qëndrimeve të ndryshme të partive politike për atë që duhet bërë pas asaj që ndodhi në Las Vegas, por mendoj se ai luajti rolin tradicionale në Las Vegas”.

Kritikët po i kërkojnë presidentit që të përmbajë instinktet e tij për retorikë të ashpër. Një prej tyre është Jim Kessler.

“Mendoj se ai ndjehet më mirë në rol përçarës. Mendoj se ai mendon se e ndihmon personalisht dhe programin e tij politik. Ai kështu arriti të zgjidhje”.

Sfida tjetër madhore e zotit Trump Trump është që t’i rikthehet programit të tij politik, duke filluar me reformën e taksave.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Kosova për budallenj” vjen në Teatrin Eksperimental

Shfaqja “Kosovo of dummies” (Kosova për budallenj) mbrëmë u ngjit në skenën...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.