Tragjike, 15-vjeçarja vdes gjatë operacionit, mjeku tenton të vetëvritet

mjek

Një gabim fatal i ka marrë jetën gjatë operacionit në një spital privat në Tiranë ku një 15-vjeçare ka ndërruar jetë. Por më pas, mjeku që ka marrë pjesë gjatë operacionit ka tentuar të vetëvritet.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01.00 të natës në spitalin privat, ku gjatë operacionit B.P., 15 vjeçe ka ndërruar jetë.

Mjeku anestezist T. ZH, 53 vjeç, ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15-vjeçares.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vizita e Tillersonit në Moskë bëri pak për zbutje të plasaritjes

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, këtë javë në Moskë,...
Read More