Transplanti i parë i penisit: Ia morën organin një trupi të vdekur



PAY-Thomas-ManningNjë 64-vjeçar amerikan është bërë i pari në vendin e tij që i nënshtrohet një transplanti të suksesshëm të penisit.

Thomas Manning u diagnostikua me kancer në penis në vitin 2012.

Mjekët ndërmorën hapin drastik, duke ia hequr penisin për t’i shpëtuar jetën.

Por katër vjet më pas, Thomas i është nënshtruar operacionit për transplant penisi.

Operacioni zgjatsi 15 orë dhe mjekët i ngjitën një penis të ri, që i ishte marrë një trupi të vdekur.

Duke folur pas operacionit, Thomas tha: “Sot nis një kapitull të ri në jetën time, një kapitull të mbushur me shpresë për mua dhe për të gjithë ata që vuajnë nga dëmtimet në penis”.

Operacioni i parë për transplant penisi është kryer në vitin 2014 në Afrikën e Jugut.

Mjekët i ngjitën një 21-vjeçari një penis, pasi të parin e kishte humbur për shkak të synetllëkut të shkuar gabim.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Shokuese: Gruas i bëhet vrimë në hundë nga trajtimi bimor

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE Një grua ka treguar për opinionin publik plagët në...
Read More