‘Transportuesi’ ndalon makinën me drogë në aksin Elbasan-Librazhd, arrestohet një grua dhe djali në timon

Ai nga Ballshi dhe ajo nga Himara, me makinën e mbushur me 13 kg kanabis, ishin duke udhëtuar në aksin Elbasan – Librazhd. Por, në afërsi të fshatit Labinot Fushë, Policia e Elbasanit dhe Policia e Qarkullimit Rrugor, u kanë bërë shenjë të ndalojnë, pasi një operacion i koduar si “Transportuesi 2” sapo kishte nisur pas dyshimeve për trafik droge nga dy personat e mësipërm.

Policia u kontrolloi makinën me targa AA 718AX që drejtohej nga ballshioti Ervin Lamaj, 29 vjeç dhe gjeti, ashtu siç kishte pasur informacion, kanabis të paketuar që po transportohej prej tyre. Lamaj rezultoi se nuk kishte as patentë dhe e kundërshtoi arrestimin, por policia i vuri prangat bashkë me pasagjeren e tij, Dhurata Balazin, 39-vjeçare nga fshati Qeparo i Himarës.

OPERACIONI TRANSPORTUESI II

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Ervin Lamaj, 29 vjeç banues në fshatin Greshice, Ballsh dhe Dhurata Balazi, 39 vjeçe banuese në fshatin Qeparo, Himarë.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë, specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor kanë bërë ndalimin e automjetit me targa AA718AX drejtuar nga shtetasi Ervin Lamaj dhe pasagjere shtetasja Dhurata Balazi.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Lëndën Narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, Tre telefona celularë të markave të ndryshme dhe automjetin që drejtohej nga shtetasi Ervin Lamaj,

Gjatë veprimeve hetimore, rezulton se shtetasi Ervin Lamaj nuk posedon leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Drejtimi I automjetit pa dëshmi” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 283/2, 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sherr me thika në një lokal në Vlorë, dy të plagosur e një në pranga.

Një sherr mes të rinjsh në qytetin e Vlorës ka përfunduar me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.