Tre policë bashkiakë të Tiranës bien në rrjetë. Morën lekë për një tendë dielli

policia-bashkiake

Tre policë bashkiakë të Tiranë janë arrestuar në kuadër të një operacioni të koduar “Rrjeta”.

Ata akuzohen se kanë marrë rryshfet për lejimin e një tende dielli në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë dje rreth orës 16:00, në rrugën “Panorama” pranë ZVRPP.

“Punonjësit e policisë bashkiake me automjetin e punës dyshohet ti kanë marrë shtetasit J,M një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra, për lejimin e një tende (rrjetë mbrojtëse dielli) në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës” informon policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

-4 kartmonedha, konkretisht 4 kartmonedha me prerje 5.000 lekë të reja

-5 Telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 259 e 25 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

T’i dhuroni fëmijës celular të mençur, është sikurse t’i jepni një gram kokainë

Një nga terapistët më të mirë të varësisë ka treguar se t’i...
Read More