Tre të vdekur në protestën kundër presidentes në Korenë e Jugut


proteste-ne-korene-e-jugut

Tensioni është i pranishëm në Korenë e Jugut, ku u shënua viktima e tretë si shkak i protestave të dhunshme, në pritje të reagimit të ish-presidentes Park Geun Hye në lidhje me shkarkimin e saj.

Kryetari i Komisionit Kombëtar Zgjedhor, Kim Yong Deok shprehu një shqetësim në rritje kundrejt situatës së tensionuar para zgjedhjes së presidentit të ri, që pritet të mbahet më 9 maj.

“Procesi zgjedhor duhet të shërbejë në këtë rast për të kapërcyer ndasitë dhe konfliktet dhe në arritjen e një uniteti dhe harmonie kombëtare”, deklaroi ai në një fjalim të trasmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Në publikimet e saj, media koreanojugore bën thirrje për t’i dhënë fund protestave në rrugë.

Një protestues i moshës 74 vjeç vdiq, rasti i tretë i shënuar, sipas agjencisë Yonhap, pasi humbi ndjenjat gjatë konfrontimeve të dhunshme në Seul mes policisë anti-trazira dhe mbështetësve të Park, ku janë shënuar edhe dy vdekje të tjera në mesin e manifestuesve.

Policia ka vijuar edhe me një numër të konsiderueshëm arrestimesh.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në vitin 2018, kësaj shenje të horoskopit do t’i marrin fund hallet

Fundi i 2017-ës të gjen të lodhur. S’ka nevojë për lojëra fjalësh,...
Read More