Tre ushqimet që mund të përkeqësojnë dhimbjet e gjymtyrëve

Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa dhimbja dhe ënjtja e gjymtyrëve. Nëse nuk e keni parasysh këtë ndjesi, duhet të dini se rreth 1 në 5 të rritur vuajnë nga artriti, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Edhe pse nuk ka një mënyrë për t’u siguruar që dhimbja e gjymtyrëve të zhduket plotësisht, studimet tregojnë se disa ushqime të caktuara – ato të quajtura anti-inflamatore, si vaji i ullirit, frutat e thata dhe peshku i yndyrshëm – mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve.

Por, ashtu siç ka ushqime që mund të lehtësojnë dhimbjet, ka edhe të tjera që mund t’i përkeqësojnë edhe më shumë dhimbjet, sigurisht nëse e teproni shumë me to. Nëse po i konsumoni këto ushqime ditë-natë, mund t’i përkeqësoni edhe më shumë dhimbjet.

Domate

Edhe pse domatet zakonisht mendohet se janë anti-inflamatore, personat që vuajnë nga lloj i veçantë i artritit, i quajtur përdhes, ky frut i kuq mund t’ua përkeqësojë edhe më shumë dhimbjet, nëse e teprojë me të. Hulumtuesit shkencorë anketuan mbi 2 mijë persona që vuann nga përdhesi, 20% e të cilëve raportuan domaten si nxitëse të dhimbjeve. Më pas ata analizuan të dhënat nga më shumë se 12 mijë persona të cilët nuk vuanin nga përdhesi, megjithatë pas ngrënies së domateve rriteshin nivelet e acidit urik në gjak. Acidi i lartë urik është një ndër shkaktarët kryesorë të përdhesit. Nuk jeni gati të hiqni dorë nga domatet? Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme që të hiqni dorë plotësisht nga to, vetëm i konsumoni në sasi të moderuar dhe merrni ilaçe për uljen e niveleve të acidit urik.

Produktet e sojës

Keni dëgjuar për acidet yndyrore omega 6? Ndryshe nga omega 3, lëndë ushqyese shumë të mira për zemrën dhe jo vetëm, ato omega 6 mund të kenë efekte anësore nëse e teproni me to. Duke qenë se acidet yndyrore omega 6 gjenden më shumë tek produktet e sojës të paketuara, që shiten nëpër supermarkete, një dietë tipike amerikane përmban mbi 25 herë më shumë acide yndyrore omega 6 sesa omega 3. Ky raport jo i drejtë mund të ketë pasoja jo të mira tek gjymtyrës. Studimet kanë treguar se çdo raport më i madhe se 10 në 1 mund të shkaktojë probleme s astmë, sëmundje kardiovaskulare dhe inflamacion. Prandaj ekspertët rekomandojnë që personat të cilët vuajnë nga artriti reumatoid të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega 3 dhe më pak ushqime me acide yndyrore omega 6 (ushqimet e skuqura, margarina, produktet e sojës, e verdha e vezës dhe mishi).

Pijet e gazuara me përmbajtje të lartë në sheqer

Edhe pijet dietike kanë anën e tyre të errët, megjithatë, këto nuk janë asgjë krahasuar me pasojat negative që sjellin pijet e gazuara me përmbajtje të lartë në sheqer në organizëm. Përveçse ju vënë në rrezik nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës, ato nxisin edhe prodhimin e “korrierit” të inflamacionit, i quajtur “cytokines”. Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat nga 2 studime afatgjate , nga ku zbuluan një lidhje mes konsumimit të pijeve të gazuara dhe rrezikut për zhvillimin e artritit. Gratë të cilat konsumonin 1 ose më shumë pije të gazuara në ditë ishin 63% më të rrezikuara nga artriti krahasuar me ato që nuk i konsumonin fare këto pije.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arilena Ara me këngën ”Nëntori” renditet në krye të këngëve më të kërkuara në Greqi

“Nëntori”, kënga pjesëmarrëse në Këngën Magjike, jo vetëm që nuk rezultoi si...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.