Treguesit fiskalë për 10-mujorin, me deficit 2.3 miliard lekë

Financat publike gjatë gjithë këtij viti kanë performuar pozitivisht duke treguar stabilitet. Edhe pse gjysma e parë e këtij viti korrespondoi me periudhë parazgjedhore apo dhe me mbylljen e marrëveshjes me FMN, duket se qeveria është treguar e matur në menaxhimin e financave publike.

Kështu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrata fiskale për 10-mujorin rezultojnë 21.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Sipas treguesve fiskalë për këtë periudhë, të ardhurat totale në 10 muaj janë realizuar në masën 356.1 miliardë lekë.

Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT) për 10 mujorin 2017, u realizuan në vlerën 242.4 miliard lekë, të ardhurat nga taksa tatimore janë realizuar në vlerën 331.3 miliard lekë.

Sipas këtyre treguesve, shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dhjetë të vitit 2017, arritën në rreth 358.4 miliard lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë ka rezultuar rreth 38.3 miliardë lekë më shumë. E gjithë kjo periudhë fiskale është shoqëruar me një defiçit buxhetor prej afërsisht 2.3 miliardë lekë.

Shkruar Nga
More from Revista User

A po braktiset Facebook nga të rinjtë?!

Pavarësisht se vazhdon të jetë në krye, Facebook ka filluar të humb...
Read More