Trendi më i rrezikshëm i modës në histori. Praktika e çuditshme që çoi në vdekje shumë gra dhe vajza në Kinë

Shumë njerëz do të thonë se disa prej tendencave moderne të modës janë të çuditshme dhe në disa raste edhe të rrezikshme. Megjithatë, nëse i kthehemi trendeve të modës në të kaluarën, mund të shohim njerëz që kanë rrezikuar jetën e tyre vetëm për të vazhduar me tendencën më të fundit të modës.

2-1

Picture 1 of 10

Lidhja e këmbëve ose siç e quanin kombinimi i këmbëve – një zakon i përhapur në Kinë që zgjati më shumë se një mijë vjet – nga shekulli i 10-të deri në shekullin XX, është konsideruar nga shumë njerëz si një nga trendet më të rrezikshme të modës në histori. Për shekuj me radhë këmbët e vogla dhe të lakuara ishin një simbol i bukurisë në kulturën kineze dhe tradita e çuditshme e lidhjes së këmbëve u kalua nga nëna tek vajza, nga brezi në brez, duke shkaktuar shumë probleme mjekësore dhe në shumë raste edhe vdekje.

Ka shumë histori që tregojnë se si lindi tradita e lidhjes së këmbëve, por më të famshmit thonë se filloi rreth vitit 970, gjatë sundimit të perandorit Li Yu. Thuhet se bashkëshortja e preferuar e Perandorit, Yao-Niang, lidhi këmbët e saj në formën e një hëne të re dhe bëri një valle në pikat e këmbëve të saj.

Ndërsa kjo praktikë u imitua edhe nga gratë dhe vajzat e tjera të cilat donin t’i binin në sy perandorit.

Ky trend mode fillimisht u përhap tek gratë e klasës së lartë në jug të Kinës.

Ndërsa në fillim ajo u konsiderua si një simbol i statusit të lartë shoqëror dhe pasurisë, përfundimisht u përhap në të gjitha gratë, pavarësisht nga pozita e tyre shoqërore.

Ky proces i dhimbshëm zakonisht ndodhi nga mosha katër deri në nëntë vjeç dhe ekzistonte vetëm një mënyrë për ta arritur këtë, duke thyer eshtrat e këmbëve dhe duke i riformuar ata që të ngjajnë këmbët. Metoda e lidhjes së këmbëve ndryshonte në rajone të ndryshme dhe ishte më e zakonshme tek gratë në zonat urbane, pasi gratë në komunitetet fshatare kishin nevojë që këmbët e tyre të ishin plotësisht funksionale në mënyrë që të mund të punonin në fusha.

Ka pasur komplikime të shumta të shkaktuara nga procedura e dhimbshme, përfshirë infeksionin, gangrenën dhe në shumë raste edhe paaftësitë e përjetshme që përfundimisht çuan në vdekje.

Megjithëse kjo praktikë në Kinë ishte e ndaluar, në vitin 1911, gjithsesi shumë gra dhe vajza ende kishin këmbët e tyre të lidhura.

Në vitet 1950, inspektorët anti-‘foot-binding’ shkonin në shtëpitë e njerëzve për të zhdukur këtë llojë praktike tek gratë , ndërsa shpesh herë ata ndërhynin edhe me forcë për të hequr me forcë mjetet që gratë mbanin në këmbët e tye.

Disa prej tyre arritën t’i shmangen inspektorëve duke veshur këpucë të mëdha me rroba në pjesën e përparme.

Shumë nga gratë më vonë u penduan që ndoqën këtë lloj tradite.

Zhou Guizhen, një grua e vjetër kineze e cila ishte ndër gratë e fundit në Kinë me këmbë të lidhura, në një intervistë për NPR.org, tha: “Nuk mund të kërcej, nuk mund të lëvizë siç duhet. Më vjen keq shumë. Por në atë kohë, nëse nuk i lidhja këmbët, askush nuk do të martohej me mua. ”

Ndonëse mund të jetë e vështirë për ne që të kuptojmë se çfarë i bëri këto gra të kalojnë nëpër këtë procedurë të tmerrshme dhe të rrezikojnë jetën e tyre, duket se nuk ishte thjesht një trend i modës dhe kjo është ndoshta arsyeja pse ishte kaq e vështirë për t’i dhënë fund kësaj tradita e çuditshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump arrin në Arabinë Saudite në vizitën e parë si president

Presidenti amerikan Donald Trump ka arritur në Arabinë Saudite, kështu duke shënuar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.