Treni del nga shinat, pezullohen shërbimet hekurudhore në Bruksel

c42412aea2a07ef2b745ee42de4832b33552fffa-1487432687-58a86bef-620x348_1487454177-8536098

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Bruksel gjatë ditës së sotme, ku të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Aksidenti ndodhi pak pasi treni u nis me shpejtësi të ulet nga stacioni i Lëven-it drejt kryeqytetit. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet bënë me dije se shërbimet hekurudhore mes Lëven dhe Brukselit janë pezulluar.

Kryeministri Charles Michel shprehu solidaritetin me të lënduarit e aksidentit.

“Jam shumë i shqetësuar për dhjetëra personat e plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Prania ime këtu është një mënyrë për t’u shprehur mbështetjen grupeve të shpëtimit të cilat reaguan me shpejtësi maksimale, e gjithashtu viktimave të këtij aksidenti”, u shpreh kryeministri belg.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pushimet dimërore të Angela Martinit, kjo vajzë nuk di të ndalet

Modelja e njohur shqipatre është më në qendër të vëmendjes së asnjëherë...
Read More