Treni përplaset me makinën afër Golemit, të lënduar anëtarët e një familjeje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Golemit.

News24 raporton se një tren është përplasur me një makinë në zonën që njihet si “Përroi i Agait”.

Sipas të dhënave të para raportohet se treni e ka marrë përpara makinën në të cilën po udhëtonin anëtarë të një familjeje.

Ata mësohet se kanë mbetur të lënduar lehtë, por për fat jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Fasonët si një tregues i informalitetit në Shqipëri

Bizneset zgjedhin të jenë informale për shumë arsye, sepse ka disa barriera...
Read More