Trilleri i zgjedhjeve italiane: A është dorëhequr Renzi?

 

Zgjedhjet në Itali po dominojnë diskutimet në mediat kryesore botërore.

Votuesit në Itali duket se e kanë çuar vendin në një ngërç politik.

Partia anti-establishment “Pesë Yjet” ka dalë partia më e madhe në vend me thuajse një të tretën e votave.

Por një koalicion mes partive të djathta mund të fitojë më shumë vende në dhomën e ulët të parlamentit.

Formimi i një koalicioni mund të kërkojë shumë kohë.

Ndërkohë Partia Demokratike e qendrës së majtë ka marrë vetëm 18.9 përqind të votave.

Ky është një dështim për këtë forcë politike.

Ka raportime se kreu i saj, Matteo Renzi ka dhënë dorëheqjen.

Kështu shkruan agjencia Ansa, por Corriere thekson se zëdhënësi i PD ka mohuar lajmin.

Pjesëmarrja në votime ishte 73 përqind.

Brukseli ndjehet më keq nga këto votime, pasi partitë euroskeptike kanë marrë avantazh të ndjeshëm.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Euro “godet” buxhetin, ka humbur rreth 5 miliardë lekë….

  Financat e shtetit po përballen me një situatë gati kontradiktore, ku...
Read More