Tritol ish-policit të dënuar, u kap me bomba në 2005 në Shkodër

Eksplozivi iu vendos në banesë ish-të dënuarit Pepaj

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin verior mëngjesin e sotëm, ndërsa i ishte vendosur banesës së një ish-polici.

Rreth orës 04:00 në lagjen ‘Skenderbeg’, Shkodër në pallatin 2-katesh, tek dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit Rrok Pepaj, ish-efektiv policie ka shpërthyer një sasi eksplozivi.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëme materiale, ndërsa janë tronditur familja Pepaj dhe banorët e tjerë të pallatit 2-katësh.

Eksplozivi ka dëmtuar lehtë derën e jashtme dhe tavanin e korridorit të banesës së ish-policit 58-vjeçar, i cili është me precedent penal.

Tritol ish-policit të dënuar, u kap me bomba në 2005 në Shkodër
Rrok Pepaj u dënua 5 vite për bombat nga Beogradi
Nga informacionet e para nga ngjarja mësohet se eksplozivi mund të jetë një hakmarrje e mundshme ndaj 58-vjeçarit, pasi ka qenë i dënuar më parë.

Rrok Pepaj ka qenë i dënuar me 5 vite burg, pasi ka qenë njëri nga 4 personat e arrestuar në 2005 për transport eksplozivi nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë.

Në 2005 Rrok Pepaj u arrestua së bashku me Sander Lekë Gjinaj, Mirash Lazër Dushku, Altian Nuro Saloviq dhe në bashkëpunim me policinë malazeze është ndaluar korrieri i eksplozivit C4, Branko Raiçeviq nga Podgorica.

Ata u kapën me disa bomba me telekomandë të përgatitura në Beograd, ndërsa u futën në Shqipëri përmes Malit të Zi.

Në 2010 ai ka dalë nga burgu, ndërsa nuk dihet nëse shpërthimi i sotëm ka lidhje me arrestimin në 2005 apo ngjarje të tjera më pas.

Policia duke nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe 58-vjeçari.

6 bombat dhe eksplozivi që iu sekuestrua grupit në 2005
Arrestimet janë bërë në prag të zgjedhjeve të 2005 duke ngritur asokohe dyshime për sulme të mundshme. Gjatë operacionit në 2005, policia u bllokoi në cilësinë e provës materiale 6 copë eksploziv C4 të modifikuar, plasja e të cilave realizohet me celular, 6 celularë të markës “Sony”, “Erikson”, së bashku me 6 karikues, 6 transformatorë, 9 detonatorë, 1 pistoletë tip bereta, 1 peshore elektronike, një sasi prej rreth 90 gramë lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar, 17 karikues për telefona “Erikson”, 1.600 fishekë. Gjithashtu, me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy automjete, njëri tip “Benz 240” me targë SH 5295 D dhe tjetri “Benz 250” me targë SH 7976 D. Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar 20 kontrolle banesash.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbuloni kush janë lojërat më të mira falas për iPhone dhe iPad

Ekzistojnë një mori lojërash për telefonat të cilat pëlqehen shumë dhe janë...
Read More

3 Comments

  • Hi, I’m really excited I found this web page, I actually discovered you by mistake, when I was searching on Yahoo for teeth whitening cost. Nonetheless I am here now and would really like to say kudos for a incredible write-up and the all around impressive website (I furthermore like the theme/design), I do not have time to go through it entirely at the moment though I have saved it and moreover included the RSS feeds, so whenever I have plenty of time I’ll be returning to browse more. Please do maintain the awesome job.

Leave a Reply

Your email address will not be published.