Tritol lokalit të një personi me precedent penal në Elbasan, policia çaktivizon lëndën plasëse

policia-kruje-1240x620

Një pako me tritol është vendosur në shkallët e një lokali në Elbasan, por fatmirësisht është zbuluar në kohë nga punonjësit e lokalit dhe nuk ka shpërthyer. Burime pranë Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se, sasia e tritolit ishte e vendosur në një këpucë të vjetër, e lidhur me celular dhe ishte futur poshtë shkallëve të lokalit në lagjen “Emin Matraxhiu”, për të mos rënë në sy. Mësohet se kanë qenë vetë punonjës të lokalit të cilët kanë parë rreth 150 gramë lëndë shpërthyese ndërsa ekspertët xhenier nga Tirana kanë bërë çaktivizimin e eksplozivit me dorë. Janë të njëjtat burime që bëjnë me dije se, pakoja me tritol është vendosur në lokalin e Besnik Brakës, që njihet ndryshe edhe me emrin Nik Vojaçek. Ndërsa lokali është i regjistruar në emrin e vajzës së tij. 52-vjeçari Braka është një emër i njohur për policinë pasi është dënuar më parë për trafik armësh, prodhim dhe shitje narkotikësh, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentash. Besnik Braka është ekstraduar në tetor të 2013-tës nga Gjermania drejt Shqipërisë. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar në vitin 2009 me 14 vjet burg pasi në vitin 2003 në kufirin me shtetin grek janë sekuestruar fishekë luftarakë dhe në vitin 2004 është sekuestruar një sasi prej rreth 510 gramë heroinë e një armë zjarri pistoletë, ku rezultonte se kanë qenë të Besnik Brakës, ose siç njihet ndryshe edhe si Nik Vojaçek. Gjithashtu, Besnik Braka ka tentuar të korruptojë një gjyqtar në Durrës dhe është dënuar me 2 vite burg. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se eksplozivi që është vendosur të lokali i vajzës së Besnik Brakës ka qenë paralajmërues. Kjo për faktin se sasia e eksplozivit ishte vendosur poshtë betonit dhe nëse do të shpërthente do të shkaktonte dëme materiale. Dyshimet e policisë janë që tritoli të jetë vendosur për të paralajmëruar 52-vjeçarin, për konflikte që ai mund të ketë. Nga ana tjetër, policia po heton në pistën e hakmarrjes dhe po kontrollohen të gjitha kamerat për të identifikuar autorët. Pak ditë më parë një tjetër sasi eksplozivi iu vendos poshtë mjetit të parkuar të një biznesmeni në Elbasan, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi u zbulua në kohë dhe më pas u çaktivizua nga policia.

Precedenti

Rreth 3 javë më parë, një pako dyshimte e vendosur poshtë një automjeti të parkuar pranë Teatrit Skampa në Elbasan ka vënë në lëvizje policinë e këtij qyteti. Pas marrjes së këtij informacioni forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë konstatuar një sasi prej 300 gramë tritol të llojit C4 dhe me ndihmën e forcave, antieksploziv të Reneas bënë të mundur shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të lëndës plasëse. “Më datë 06.05.2017 në Lagjen “Luigj Gurakuqi”, në Bulevardin kryesor në kryqëzimin “Kristoforidhi”, është marrë informacion se në tokë poshtë një automjeti që ishte i parkuar ndodhej një pako e zezë e dyshuar me lëndë plasëse. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë evakuuar personat përreth duke vendosur perimetrin e sigurisë. Në vendngjarje mbërritën forcat antieksploziv të Reneas, ku pas veprimeve të para rezultoi se brenda pakos kishte lëndë eksplozive. Specialistët antieksploziv të RENEA-s më pas bënë çaktivizimin e lëndës plasëse. Nga kqyrja paraprake rezultoi se brenda pakos kishte rreth 300 gramë lëndë eksplozive si dhe një aparat celular”, mbyllej atë kohë njoftimi zyrtar i policisë së Elbasanit. Lënda eksplozive ishte vendosur me qëllim shpërthimin e automjetit në pronësi të shtetasit me inicialet F. V., që ndodhej i parkuar

Shkruar Nga
More from Revista User

Celine Dion dhe kujtimet për njeriun e zemrës

Duket se humbja e dy viteve më parë e njëriut të saj...
Read More