Tritol në palestrën pranë Kopshtit Botanik, hetohen konfliktet me banorët dhe konkurrenca

eksplozivi-633x340

Një shpërthim eksplozivi tronditi kryeqytetin mëngjesin e djeshëm, pasi një palestër mbeti pre e sulmit duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:30 minuta pranë zonës së Kopshtit Botanik, ku tritoli ishte vendosur në murin e jashtëm të një palestre. Ndërkohë, burime zyrtare policore bëjnë me dije se, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e palestrës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj vepre. Hetuesit morën në pyetje pronarin e palestrës në lidhje me konflikte të mundshme të tij, pasi dyshojnë se vendosja e tritolit është një paralajmërim. Pas ngjarjes janë shoqëruar në ambientet e komisariati disa persona, por pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë. Ende nuk ka ndonjë person të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Nga ana tjetër, policia ka marrë në pyetje edhe banorë të pallatit ku ndodhet palestra, pasi në disa raste ata kanë denoncuar për prishje të qetësisë. Po kështu burime pranë grupit hetimor bëjnë më dije se, janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë palestrës ku u vendos eksplozivi për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tentoi të grabiste argjendarinë në 2012, arrestohet 31 vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi...
Read More