Tritoli në makinë, Inezi humbi gjymtyrët: Flasin familjarët

Atentati me eksploziv që iu bë 25-vjeçarit Inez Hajrulla në Vlorë, ku humbi këmbët, sot kanë reaguar familjarët e tij.

U tha se i riu me precedent penalë kishte lidhje gjaku me Renato Imerin i ekzekutuar më 31 korrik 2017-të pranë një lokali tek Lungomare, si dhe me 25-vjeçarin Endrit Çaushin, i vrarë më 21 dhjetor 2015-të në një atentat në Durrës, bashkë me një mikun e tij. Por familjarët e 25-vjeçarit kanë thënë se nuk është kjo pista ku ata dyshojnë.

“Ne i kemi dhënë pistat ku dyshojmë në polici. Atentati nuk ka lidhje me vrasjen e të afërmve tanë. Me të afërmit që u vramë ne nuk kontaktonim prej vitesh. Inesi nuk ka pasur konflikte në Durrës. Ai lëvizte lirshëm në çdo qytet të Shqipërisë”, janë shprehur familarët.

Aktualisht 25-vjeçari ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës, pasi për shkak të shpërthimit të fuqishëm ka probleme me mushkritë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e enjte 25 maj 2017

Dashi Partneri/ja do ju përkëdhelë gjatë gjithë kohës sot ju të dashuruarve...
Read More