Tritoli, prej 2013-s 15 atentate në Vlorë

Sipas policisë së Vlorës, që nga viti 2013 në 11 raste lënda shpërthyese është përdorur për shkatërrim pronë kryesisht në lokale, banesa dhe makina që ju përkasin ose biznesmenëve ose personave me detyra shtetërore sikurse ishte shkatërrimi me eksploziv i automjetit të Prokurorit të Vlorës, Dorian Tafili.

Hetuesit kanë dyshime se shumica e këtyre episodeve në Vlorë kanë lidhje me dërgimin e një mesazhi për të trembur shënjestrën, por edhe per gjobëvenie të vendosura dhe që nuk denoncohen.

Ngjarja me tronditëse në qytetin e Vlorës është ajo e vrasjes së telekomanduar të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në shtator 2011, një krim që po hetohet për dyshimet se gjyqtari u vra për shkak të detyrës dhe që ende nuk dihet se kush janë vrasësit dhe kush janë porositësit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Krimi pas sherrit në Facebook për një vajzë, adoleshenti dënohet me 12 vite burg

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg 17-vjeçarin Fabian Muçollari...
Read More