Trondit ish-gjenerali rus: Ju nuk i njihni rusët. Bota në prag të luftës

Një ish-gjeneral rus ka paralajmëruar se “bota është në prag të luftës së fundit të historisë së njerëzimit” pas pasojave diplomatike që pati helmimi i ish-spiunit në Mbretërinë e Bashkuar.

Evgeni Buzhinski, i cili shërbeu për 41 vite në ushtrinë ruse, tha se përzënia e diplomatëve rusë nga BE dhe SHBA, pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury po krijon një situatë të keqe.

Buzhinski, i cili doli në pension me gradën e Gjeneral Lejtnant në vitin 2009, dha një intervistë për BBC Radio 4.

Kur gazetari e pyeti nëse çështja e Skripal mund të çonte drejtëpërdrejtë në luftë, Buzhinski u përgjigj: “Mbase jo helmimi i Skripal drejtëpërdrejt, por presioni që është krijuar”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po thonë se presioni do të vazhdojë. Çfarë do të arrijë kjo? Është e padobishme. Ju nuk i njihni rusët.

Sa më shumë presion të ketë, aq më shumë shoqëria përqëndrohet tek Presidenti. Pak a shumë po aneksohet Rusia, por aneksimi i Rusisë është një gjë e rrezikshme,” tha ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

As në PS nuk i duan këshilltarët e larguar të LSI, deputetja: Burracakë!

  As në Partinë Socialiste nuk e besojnë fabulën e bashkëpunimit të...
Read More