Tronditëse, 1 milion shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë! Raporti i Bankës Botërore

 

Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë si vendin me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Sipas Bankës, një e treta e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër është dukshëm më e ulët.

“Kjo shpjegohet me dy arsye: Rritjen nën potencial të ekonomisë dhe thellimin e pabarazisë”,- thotë Kosta Barjaba, ekspert i çështjeve sociale.

Në tre vitet e fundit popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është pakësuar me 3.1 për qind ose 88 mijë vetë si pasojë e rritjes ekonomike dhe punësimit. Por sërish mbi 940 mijë shqiptarë ngelen poshtë këtij niveli të ardhurash.

“Edhe kur merren masa të tilla, si vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, duhet të mbahen parasysh efektet që ato kanë tek ky grup njerëzish”,- thotë Kastrot Sulka, ish zv. ministër i Çështjeve Sociale.

Sipas ekspertëve ulja e varfërisë kërkon një rritje më të shpejtë ekonomike. Por ata thonë se edhe qeveria duhet t’i përdorë më mirë paratë e buxhetit, veçanërisht në fshat

“Nëqoftë se ne nuk do të investojmë në fasada dhe shatërvanë, por do të investojmë në fshat atëherë”,- vijon Sulka.

“Në vend të ndihmës ekonomike mund të jepen grante për bujqësinë ku fshatarëve tu falen lopë ose bagëti. ndërsa për familjet në qytet, vendet e lira të punës, janë mbi 40 mijë vende t’u jepen atyre në ndihmë ekonomike”,- thotë Barjaba.

/TCH/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Trump gëzon shëndet të shkëlqyer!

  Mjeku i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se presidenti amerikan DonaldTrump ka...
Read More
CLOSE
CLOSE