Tronditëse, trupi i pajetë i gazetares gjendet në park

Një gazetare nga Bullgaria, Viktoria Marinova është gjetur e vdekur në një park në qytetin e Ruse pranë lumit Danub, shkruan BBC.

Nuk dihet nëse vrasja është e lidhur me punën e saj si reportere në stacionin televiziv lokal, TVN. Policia ka nisur hetimet për jetën e saj personale dhe profesionale.

Policia në Bullgari po heton vrasjen e reporterit hetues Viktoria Marinova.

Përfaqësuesi i Lirisë së Medias për Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OSBE) bëri thirrje urgjente për hetim pasi personat përgjegjës për vrasjen e 30-vjeçares do të gjykohen para ligjit.

Ende nuk dihet se cfarë ka ndodhur në të vërtetë me gazetaren.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Elton John sulmon fansat në Las Vegas

  Gjatë koncerteve të tij, ka përherë fansa të cilët përpiqen të...
Read More