Tropojë – Baba e bijë kapen me 4.5 kilogramë kanabis dhe armë

droge-arme

Një 50-vjeçar nga fshati Rajë në Tropojë është arrestuar nga policia, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për vajzën e tij 20-vjeçare, pasi në banesë iu gjetën 4.5 kg kanabis.

Policia arrestoi Ded Dekramaj pasi, “gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një armë zjarri automatik, një krëhër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava.”

Ndërsa vajzën 20 vjeçare policia e akuzon për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 283/1, 278/3 dhe 301 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sabri Fejzullahu për ish gruan e parë: Ndarja me të ishte shpëtim

Këngëtari Sabri Fejzullahu është mjaft i dashur për publikun në Kosovë. Këngëtari...
Read More